VIDEO-SYRI TV/ Vijojnë protestat te lagjja ‘5 maji’, banorët: Veliaj po na sulmon publikisht

5 maji vijon të mbetet një vatër aktive e protestave në kryeqytet. Banorët e kësaj zone, përveç problemit të tyre për shembjen e banesave, shprehen se janë përballur me sulme të drejtpërdrejta nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Sipas tyre, Veliaj ka cenuar imazhin e secilit protestues dhe duke i mohuar si banorë të zonës. SYRI TV ka dëshmuar një telefonatë, ku administrator i njësisë numër 8, Dritan Dango, pohon se këta qytetarë janë banorë të zonës.

Nga SYRI TV

Banorët e lagjes 5 maji ne kryeqytet, edhe mëngjesin e kësaj të premteje kanë protestuar kundër shembjes së banesave të tyre. Banorët pohojnë se janë përballur me sulme të drejtpërdrejta nga kryetari i bashkësie së Tiranës, Erion Veliaj. Ata shprehen se Veliaj ka marrë fotot e secilit protestues dhe me qëllim denigrimin e figurës së tyre, I ka akuzuar se nuk janë banorë të kësaj zone, por faktet paraqesin të kundërtën.

Të revoltuar nga veprimi i kryebashkiakut, banorët kanë telefonuar administratorin e njësisë nr. 8 të kryeqytetit, Dritan Dango. Gjatë komunikimit, Dango ka mohuar që informacioni të jetë shpërndarë nga kjo njësi, duke pohuar se familja e telefonuesit është e njohur në zonë. Gjithashtu, Dango ka ngritur hije dyshimi rreth mënyrës si janë bërë matjet e sipërfaqeve të këtyre banesave.

Banorë e kësaj zone, çdo ditë, prej thuajse 3 javësh, kanë dalë në rrugë për të protestuar pasi kërkojnë transparencë te projektit dhe dëmshpërblim të plotë për banesat e tyre.