Dyfishimi i vlerës së uniformës së policisë, Çelaj ironizon Çuçin: Keni marrë Gucci apo Louis Vuitton?!

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj teksa ka pyetur ministrin e Brendshëm Çuçi për çështjen e uniformave të policisë, ka ironizuar dyfishimin e rritjes së vlerës për këtë uniformë krahasuar me vitin 2013-të.

Sipas Çelajt, dyfishimi i vlerës tregon se bëhet fjalë për para të madhe a thua se për këtë projekt është pajtuar ndonjë firmë e njohur mode si Gucci ose Louis Vuitton.

‘Me sa jam i informuar lidhur mepër projektbuxhetin e uniformës së policisë së shtetit, është me vlerë dikur rreth 28 milion dollarë.

Në 2013 kemi pasur 14 mln dollarë, çfarë përmirësimesh iu janë bërë uniformës me këtë rritje kaq të madhe të vlerës, duke e krahasuar me vlerën e projektit të mëparshëm në 2013, vetëm në qoftë se keni marrë ndonjë firmë ose Gucci ose Louis Vuitton se me dyfish i bie big money (para e madhe)’,  tha Çelaj në Komisionin e Sigurisë Kombëtare .

Ai pyeti ministrin edhe për fazën në të cilën ndodhet projekti për të kuptuar se kur dhe sa punonjës policie do të kenë në dispozicion uniformën e re.