VIDEO-SYRI TV/ Në kafe veç të vaksinuarit, qytetarët: Është presion, jemi të lirë

Deklarata e ministres Ogerta Manastirliu për të kufizuar qytetarët që nuk janë të vaksinuar të mos futen në bare e restorante ka shkaktuar indinjatë te këta të fundit. Qytetarët shprehen se ndalimi i shërbimeve është një tjetër presion që po u bëhet atyre duke i shkaktuar tjetër ngarkesë psikologjike.

Nga SYRI TV

Pasi Ministrja hodhi në parlament planin për ‘Greenpass’ për klientët që do të frekuentojnë baret ka ardhur dhe reagimi i qytetareve.

Përmes mikrofonit të SYRI TV kryesisht të rinjtë shprehen kundër vaksinimit të detyruar dhe ndalimit të një sërë shërbimesh nëse nuk janë të vaksinuar.

Por ka dhe nga ata qytetarë përgjithësisht të moshat e tretë që janë pro këtyre masave shtrënguese dhe ndalimit të shërbimeve nëse nuk janë të vaksinuar. Por këta të moshuar përsëri janë kundër vaksinimit të detyruar tek moshat e reja.

Një ditë më parë Ministrja e Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale Ogerta Manastirliu mori shembullin nga vendet evropiane për të cilat tha se të gjithë qytetarët futen në restorante dhe në bare vetëm nëse kanë kartën që tregon vaksinimin.

Ashtu siç u vendos për universitete do të vendoset ‘Greenpass’ gjithashtu për të hyrë në lokale dhe në strukturat e shërbimit’,- u shpreh ministrja një ditë më parë.