Mashtrimi me dosjen ruse të Trump, arrestohet informatori kryesor

Akuzat për bashkëpunim të ish-presidentit Trump me Rusinë dhe dyshimet për një ndërhyrje ruse në zgjedhjet amerikane kur ai u zgjodh president kanë qenë kryetituj të medieve amerikane për një kohë të gjatë, dhe pjesë e rëndësishme e debatit politik.

FBI-ja ka arrestuar për dëshmi të rreme analistin rus Igor Danchenko. Spekulimet për një dosje të lidhjeve ruse me Trumpin e kanë burimin nga ish-agjent i shërbimit inteligjent britanik Christopher Steele.

Dachenko ka punuar dhe ka furnizuar me informacion ish-agjentin britanik, teksa demokratët amerikanë i kanë përdorur këto informacione për të kërkruar hetim të thelluar.

Ka qenë prokurori i përgjithshëm amerikan që nisi hetimet, por gjithashtu edhe agjenci të ndryshme ishin duke punuar mbi akuzat që hidheshin ndaj presidentit Trump dhe ndihmësve të tij.

Një ndër akuzat që ka bërë Daçenko në drejtim të Trumpit ka qenë se rusët kanë material kompromentues të presidentit me femra të ndryshme. Trumpi i ka mohuar këto akuza.

Me anë të një aktakuze prej 39 faqesh , prokurori i posaçëm, John H. Durham, ngriti pesë akuza për Danchenkon këtë të enjte.

Për autoritetet amerikane ai ka dhënë deklarata të rreme për FBI-në në lidhje me burimet e tij për pretendime të caktuara në dosje.

Republikanët kanë akuzuar shpeshherë se dosja u krijua nga pjesëtarë të fushatës së Klintonit për ta ndihmuar atë të zgjidhej përball Trumpit.

Autori kryesor i saj, ish-spiuni britanik Christopher Steele, kishte si burimi kryesor një shtetas rus me bazë në SHBA, Danchenko, i cili punonte në Institutin Brookings, një think tank i rëndësishëm amerikan./Ora News/