FOTO/ Bushi publikon listën e Shpresave për ndeshjet me Slloveninë dhe Kosovën

Trajneri i Shqipërisë U21, Alban Bushi, ka publikuar listën për kualifikueset e Euro 2023, teksa do të përballet fillimisht me Slloveninë dhe më pas Kosovën.

Në këtë listë, bie në sy grumbullimi i portierit të Egnatias, Bruno Puja.

Ndërkohë, vend ka edhe për Ardian Bajramin, mbrojtësit që aktivizohet në radhët e Benfikës U23, apo Ergi Gogën të Erzenit.

Sakaq, Ernest Muçi mbetet pjesë e Shpresave edhe për këtë grumbullim, pavarësisht pritshmërive për të qenë pjesë e Kombëtares së Edi Rejës.