E bujshme/ Basketbollisti i NBA firmos me Prishtinën, gjiganti 2.08 m luante me San Antonio Spurs
Klubi i Prishtinës në basketboll ka bërë një goditje të madhe duke afruar në skuadrën e saj lojtarin e NBA-së, Biram Faye.
21-vjeçari nga Senegali ishe pjesë e San Antonio Spurs në NBA duke shkëlqyer me paraqitjet e tij në Ligën Veriore.
Faye ka luajtur më parë dhe në Spanjë me Xhironën, ndërsa ishte vetë klubi që bëri publik lajmin.
Drejtuesit e klubit nuk nguruan të pozojnë me lojtarin, që është i gjatë 2.08 metra dhe pritet të jetë një ndër lojtarët më të mirë të kampionatit.
Një investim mjaft i madh nga kryeqytetasit të cilët jo vetëm në futboll, por vazhdojnë t’i japin prioritet dhe basketbollit.