Pse Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli e refuzuan vizitën e ministres Haxhiu në Hagë

Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, deklaroi dje në media se Hashim Thaҫi dhe Kadri Veseli nuk deshën ta takojnë në Hagë, por janë takuar me Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe Hysni Gucatin.

Profesori dhe publicisti Binak Maxharraj jep arsyet pse është refuzuar ky takim.

“Por, nuk ke se për çfarë çuditesh znj. Ministre e Drejtesisë. Ata me me qejf do ta shihnin Albinin dhe Glaukun në Hagë. Kjo u pa ashiqare gjatë gjykimit në seancat gjyqësore të "Syri i Popullit" të montuara nga Thaçi dhe Veseli, ku Albini dhe Glauku me fakte te montuara, akuzoheshin se qëndrojnë pas  organizatës kriminale "Syri i Popullit", tha Maxharraj.

Maxharraj thotë se më keq e pësoi avokati Vllasi ndaj të cilit u bë antentat, por edhe profesori i universitetit, publicisti dhe veprimtari i devotshëm i çështjes kombëtare Sadri Ramabaja që pa pikë faji, pa asnjë fakt, pa asnjë argument u dënua me tre vjet burg.

“Por ti znj. Ministre e Drejtesisë më shumë duhesh të brengosesh rreth  pastrimit të situatës në Prokurori dhe gjyqësi ku ka prokuror dhe gjykatës të korruptuar, të cilët për këto 20 vite nuk ishin në shërbim të ligjit, por të politikës”, vlerëson Maxharraj.