I kërkuan një ‘selfie’, dy vajzat përfundojnë 8 orë me legjendën e boksit

Kërkesa për një selfie e dy vajzave të zakonshme, u kthye në një mbrëmje argëtuese me kampionin e boksit, Tyson Furi.

Stella Kabelis, 21 vjeçe, dhe Kailah Downie, 24 vjeçe, i kërkuan një foto legjendës së boksit, teksa u takuan në një restorant, por më pas qëndruan tetë orë me të duke pirë alkool dhe kërcyer.

 

Babai i gjashtë fëmijëve, ishte jashtë në Mançester të mërkurën pasdite, ndërsa gruaja e tij, Paris ishte në shtëpi me foshnjën e tyre të porsalindur.

Sipas mediave britanike, vajzat e kanë shijuar maksimum shoqërinë me kampionion, por nuk dihet si ka reaguar bashkëshortja e këtij të fundit.