Magdalena Andersson, edhe një hap për t’u bërë e para kryeministre e Suedisë
Magdalena Andersson u zgjodh unanimisht të enjten si kryetare e re e Partisë Social Demokrate (SAP) të Suedisë, që i hap rrugën asaj për t'u bërë kryeministrja e parë femër në vend.
Andersson, Ministre e Financave e vendit, ishte e vetmja kandidate për postin e kryetarit të partisë.
Zgjedhja e saj në këtë pozicion vjen pesë muaj pasi kryeministri social-demokrat Stefan Lofven dha dorëheqjen pasi humbi një votëbesimi në parlament. Ai u rikthye në korrik pasi siguroi një koalicion të ri, por papritur njoftoi se do të tërhiqej në nëntor.
Ekonomistja 54-vjeçare dhe ish-notare e garave do të bëhet kryeministrja e parë femër në historinë suedeze, me kusht që të fitojë një votë në parlament, data e të cilit ende nuk është caktuar.
“Kam rënë dakord të bëhem kryetar partie sepse e di që Suedia mund të bëjë më shumë”, tha Andersson në një deklaratë.