Dafina Zeqiri skena ‘të nxehta’ me Arta Nitajn në videoklipin e ri
Dafina Zeqiri ka publikuar videoklipin e njërës prej këngëve të albumit të saj të fundit “Dafinë moj”.
Bëhet fjalë për këngën “Murder on the Dancefloor” në bashkëpunim me reperin Ron, për tekstin e së cilës ka kontribuar edhe vetë artistja në bashkëpunim me Elinel.
Ndërkohë, në klip shfaqet edhe modelja e njohur nga Kosova, Arta Nitaj, që si gjithmonë ka pasur një paraqitje se*si dhe skena “të nxehta” bashkë me Zeqirin.
Kujtojmë që javë më parë Daffy ka publikuar edhe klipin e këngës “Vet e Lype” në bashkëpunim me reperin McKresha, që është po ashtu pjesë e albumit të fundit.