Foltorja sot në Lushnje/ Berisha poston VIDEON: Jemi uragan shprese

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, do të zhvillojë Foltoren e radhës në qytetin e Lushnjes.

Takimi do të mbahet sot në orën 17:00 në Pallatin e Kulturës së këtij qyteti.

Përpara takimit, Berisha postoi një video nga ditët e arta të PD.

“Foltorja, uragan shprese për demokratët dhe të gjithë shqiptarët sot në ora 17:00 në Lushnje! Rroftë Lushnja!” shkruan Berisha.