Arjan Çani: Reformën në drejtësi po e bën një lob që mbështet Ramën

Gazetari dhe analisti Arjan Çani nga studio e 'Të Paekspozuarit' në MCN TV, duke folur për reformën në drejtësi, u shpreh se atë po e bën një lob i caktuar.

Sipas tij, ky lob mbështet Edi Ramën.

Më tej ai përmendi miliarderin George Soros.

"Si ka mundësi që të ashtuquajturën reformë në drejtësi po e bën një lob i caktuar që mbështet Edi Ramën. Ju çfarë e dini Sorosin, ndonjë kalama kopshti, çfarë e dini? 

Nëse e ka kërkuar Kongresi Amerikan dhe ka paguar paratë, më gjeni faturën dhe ma jepni. E di çfarë mashtrimi i madh është ky? 

Jemi ne 5 ekspertë nga Amerika dhe paguhemi ne nga shteti i tyre dhe këta i quajnë para të hedhura nga Amerika për ne, kur këto janë para të hedhura nga Amerika për vendin e tyre. Nëse jam i gabuar më thoni dhe kërkoj falje," tha Çani.