VIDEO/ Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, banori: E fikëm zjarrin me mjete rrethanore

Një banesë e braktisur është përfshirë nga flakët në lagjen “Pavarësia” të Vlorës. Flakët intensive rrezikonin të përhapeshin në banesat duke shkaktuar panik te banorët e zonës. 

Nga SYRI TV.

Forcat zjarrfikse punuan me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve pasi zjarrfikësja e kishte të pamundur të futej në zonë Për vënien nën kontroll të zjarrit u desh më shumë se 1 orë pasi zjarrëfiksja e kishte të pamundur të afrohej për shkak të mungesës së rrugës. Banorët e zonës e morën vetë situatën nën kontroll duke u munduar të fiknin zjarrin ndërkohë që forcat zjarrfikëse me mjete rrethanore arritën të neutralizonin flakët.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar ndërkohë që Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.