DASH nxin qeverinë/ Manjani: A e ka lexuar Yuri Kim këtë raport?

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, reagoi pasi Departamenti i Shtetit publikoi një raport plot me kritika të forta ndaj qeverisjes në Shqipëri.

Manjani ironizon me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

“E ka lexuar ministrja jonë e propagandës Yuri Kim këtë raport të shefave të saj?

Ky raport thotë gjera krejt të kundërta me sa thotë ministrja e propagandës këtu…!!

Qeveria jo transparente dhe dhunuese e të drejtave të njeriut.

Gjyqësori, edhe ky i riu, jo i pavarur dhe aspak efiçent…

Zgjedhjet zi e më zi…

Mediat jo të lira dhe me gazetarë që censurohen…

E kështu, kështuuuuu!

Bye, bye Yuri!” shkruan ai.