Goditi për vdekje me thikë shqiptarin, vetëdorëzohet në polici 17-vjeçari

Dy ditë pas vrasjes së një 25-vjeçari shqiptar në Gjermani, është dorëzuar në polici autori i dyshuar 17-vjeçar. Mediat bëjnë me dije se i riu nga Këlni u dorëzua në polici mbrëmjen e të mërkurës.

Dyshohet se ai vrau 25-vjeçarin pas një goditje me thikë. Aktualisht i riu ndodhet në një qendër paraburgimi.

Ai heshti para policisë duke deklaruar se do të flasë në praninë e një avokati. Tashmë pritet që hetimet të zbulojnë shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.