VIDEO/ Gjiknuri vlerëson Bashën: Ka bërë marrëveshje të mira me Ramën, tregoi aftësi lidershipi

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri vlerëson kryedemokratin Lulzim Basha duke shtuar se ka bërë marrëveshje të mira me Edi Ramën.

Në 'Çim Peka Live' në Syri Tv, Gjiknuri u shpreh se kreu i PD ka treguar aftësi lidershipi.

"Zoti Basha ka qenë në gjendje të bëjë marrëveshje të mira si ajo e vitit 2017 me zotin Rama, tregoi aftësi lidershipi, për uljen në tavolinë për Reformën Zgjedhore. I arriti ca gjëra. PD plotësoi shumë nga kërkesat që kishte me marrëveshjen e 5 qershorit". 

I pyetur nëse i druhet një hetimi nga SPAK, kjo edhe si produkt i marrëveshjes Rama-Basha, Gjiknuri tha se nuk e beson te një gjë e tillë. 

"Nuk kam ndonjë frikë për punët që kam bërë se e di si i kam bërë, si e kam ndjekur ligjin, si kam qenë i përgjegjëshëm në detyrën time. Nuk besoj te këto pazaret politike këto janë tipke kompsiracione politike".