Burg për deputeten xheloze, kërcënonte shoqen e bashkëshortit: Do të hedh acid...

Deputetja britanike, Claudia Webbe është dënuar me dhjetë javë burg dhe 200 orë shërbim në komunitetit.

Webbe është shpallur fajtore pasi kërcënonte sistematikisht shoqen e partnerit të saj. Madje, kishte shkuar deri aty sa e kishte kërcënuar se do t’i hidhte acid.

Prokurorja Susanna Stevens tha se kërcënimet kishin qenë të vazhdueshme.

Ajo mund të humbasë vendin e saj nëse 1 % e votuesve në zonën e saj elektorale mbështesin një peticion në internet në favor të dorëheqjes së saj. Webbe ka paralajmëruar se do të apelojë vendimin e gjykatës.