Arriti sukses historik në Beograd, Alban Beqiri e mbyll me medalje bronzi Botërorin e Boksit
Alban Beqiri e ka mbyllur me medalje bronzi Kampionatin Botëror të Boksit që po zhvillohet në Beograd.
Boksieri shqiptar kërkonte me ngulm finalen e kategorisë deri në 71 kilogramë, por në gjysmëfinale u mund me pikë nga rusi Vadim Musaev.
Dëmtimi në dorë dhe në mes ndikoi jashtëzakonisht shumë në këtë takim, me boksierin rus që arriti ta mbante larg duke siguruar me goditje nga distanca pikët që i duheshin për të siguruar praninë në finale.
Pavarësisht së gjithave, Alban Beqiri në bëri krenar si popull, pasi me shumw mund e sakrificw arriti të fitonte medaljen e parë në histori për Shqipërinë në këto aktivitete.
Suksese më tej Alban!
RRUGA DREJT MEDALJES
Ndeshja e parë 5-0 kundër kenianit Maina
Ndeshja e dytë 5-0 kundër lituanezit Banis
Ndeshja e tretë 4-1 kundër panamezit Bekford
Ndeshja e katërt 4-1 kundër jordanezit Eashash
Gjysmëfinalja 0-5 kundër rusit Musaev