", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/November/04/auto_1c043921-f300-4d8b-8111-2994b5398987-GTY_10652760861636045779.jpg", "width": 900, "height": 515 } }

Wow nuk njihet! Lily Collins na prezanton me një pamje ndryshe

Aktorja e njohur Lily Collins gkatë këtyre ditëve po promovon sezonin e dytë të Emily në Paris, i cili do të shfaqet në Netflix më 22 Dhjetor 2021.

Ajo ka si rol kryesor të luajë si një profesioniste marketingu në Çikago që bën një lëvizje 

njëvjeçare në Paris për punën e saj të ëndrrave – dhe përgjatë rrugës e gjen veten të përfshirë në trekëndëshat e dashurisë, dramën e miqësisë dhe shumë modë të pabesueshme.

Përfundimi i sezonit të parë e la Emily-n në një vend dramatik. Ajo sapo u lidh me kuzhinierin e pashëm Gabriel, i cili po takohet me shoqen e saj të re Camille.

Lucas Bravo, i cili luan Gabrielin, i tha Glamour se ai mendon se personazhi i tij ende e do Camille-n, por “gjithashtu ndan shumë [pasion] me Emily”: “Ka kimi seksuale, po, por ka më shumë se kaq. Unë mendoj se ai është ende në procesin e të kuptuarit se çfarë po ndodh.”

Por së fundmi ajo ka surprizuar të gjithë ndjekësit e saj ku është shfaqur me ngjyrë bjonde platini të shkurtëra.

View this post on Instagram

A post shared by Lily Collins (@lilyjcollins)