OBSH: Europa po përballet me rekorde shqetësuese ditore të infeksionit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se vendet evropiane po përballen me rekorde të reja ditore "shumë shqetësuese" të infeksionit me koronavirus dhe se një përqindje kaq e lartë e infeksionit mund të çojë në gjysmë milioni të tjerë vdekje në kontinent deri në shkurt, raporton Reuters.

“Ritmi aktual i infeksionit në 53 vende të rajonit evropian është shumë shqetësues. Ne jemi sërish epiqendra”, tha drejtori i OBSH-së për Evropën Hans Kluge në një video-konferencë.

Nëse qëndrojmë në atë rrugë, paralajmëroi Kluge, mund të kemi gjysmë milioni të tjera vdekje të shkaktuara nga kovid-19 në rajonin evropian deri në shkurt.