Bilanci i Covid/ 570 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orë

Janë 570 qytetarë që janë identifikuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në vend.

Ndërkaq, kanë humbur jetën 4 qytetarë.

Buletini ditor i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3469 testime, 570 qytetarë të infektuar, 4 humbje jete dhe 549 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3469 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 570 qytetarë, në këto bashki:

260 në Tiranë, 45 në Fier, 33 në Durrës, 19 në Vlorë, nga 18 qytetarë në Kamëz, Sarandë, 17 në Gjirokastër, nga 16 qytetarë në Berat, Korçë, Shkodër, 13 në Pogradec, 12 në Elbasan, 10 në Lushnje, nga 5 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Vorë, Librazhd, nga 4 qytetarë Gramsh, Kuçovë, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Kukës, Shijak, Krujë, Patos, Mallakastër, Dropull, Devoll, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Dibër, Divjakë, Përmet, nga 1 qytetar Peqin, Dimal, Memaliaj, Këlcyrë, Libohovë, Konispol, Delvinë, Himarë, Selenicë, Roskovec, Kavajë, Tropojë, Has, Malësi e Madhe, Vau i Dejës.

Janë 7,780 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetar nga Kavaja 62 vjeç, një qytetare nga Durrësi 71 vjeçe, një qytetar nga Korça 76 vjeç, një qytetare nga Tirana 77 vjeçe.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 549 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 176,639 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (4 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 570

Të shëruar në 24 orë 549

Të shtruar në spitale 164

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 3469

Testime totale 1,319,141

Raste pozitive 187,363

Raste të shëruara 176,639

Raste Aktive 7,780

Humbje jete 2,944

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4010

Fier 804

Durrës 511

Shkodër 484

Vlorë 417

Gjirokastër 350

Elbasan 349

Berat 267

Korçë 221

Lezhë 183

Kukës 112

Dibër 72