", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/November/03/auto_xavi-hernandez1635966817.jpg", "width": 900, "height": 507 } }

Mediat spanjolle: Xavi prezantohet nesër te Barcelona

Xavi Hernandez në karrierën e tij si futbollistë ka arritur suksese tejet të mëdha me Barcelonën por edhe me ekipin kombëtar të Spanjës.

Xavi tashmë një trajner i suksesshëm, do të marrë vendin e lënë bosh nga Ronald Koeman në stolin e Barçës.

Sipas gazetarit Gerard Romero, Xavi nesër do të zyrtarizohet si trajner i ri i ‘Blaugranëve’, ndërsa do të prezantohet gjatë javës së ardhshme.

Vetëm pak minuta më parë, u mbajt një takim mes drejtuesve të Barcelonës, Al Sadd dhe Xavit ku u arrit marrëveshja për ta lënë të lirë Xavin ti bashkohet gjigantit spanjoll.

Tifozët ‘Blaugranë’, presin që me ardhjen e spanjollit tani Barcelona të rikthehet në formën më të mirë të mundshme dhe të luftojë për trofe të rëndësishëm.