VIDEO/ Laçej: Shqipëria në listën e vendeve me monitorim të shtuar! Në frontin e parë janë noterët

I ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, në lidhje me skype, nënkryetari i dhomës së noterëve, Fatmir Laçej ka folur mbi vettingun e noterëve nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.

Laçej: Në vitin 2018 është miratuar ligji për noterinë, i cili në dispozitat përfundimtare të tij kishte dhe një lloj vettingu për të kaluar në sitë të gjithë noterët që ishin në vendin tonë, kryesisht për mënyrën e rekrutimit, për bërjen e stazhit, apo dokumentacionin që duhet të kishin në dosje. Ky proces i gjatë u krye nga Ministria e Drejtësisë dhe tashmë jemi para një vettingu të ri të quajtur vetting. Që në fakt është përmirësimi në disa aspekte i ligjit për noterinë me disa shtesa, që kanë në objektiv besueshmërinë dhe integritetin e noterit. Është një kërkesë një rekomandim i organizmave ndërkombëtare financiare i organeve ndërkombëtare që monitorojnë vendin tonë. Nga shkurti i 2020 vendi ynë është në listën e vendeve me monitorim të shtuar ose në listën gri. Në frontin e parë të kësaj lufte për formalizimin e ekonomisë janë edhe noterët. Nëpërmjet tyre kalojnë të gjitha kontratat që bëjnë qytetarët në kuadët të tjetërsimit të pronave. Noterët sanksionojnë vullnetin e tyre duke u bazuar në dispozitat përkatëse të kodit civil për ligjin për noterinë. Nisma është marë nga Ministria e Drejtësisë dhe është e miratuar nga qeveria. Ne kemi qënë pjesë e tavolinave të rrumbullakëtave si në Ministrinë e Drejtësisë ashtu edhe në Këshillin e Ministrave. Para se ky projektligj para miratimit ka kaluar edhe me diskutime debate dhe sugjerime nga ana e dhomës së noterëve.

Ferko: Ky ligj është para nga zërat kritik si një lloj centralizimi, pasi ministri i drejtësisë do kalojë në dorë licencat e çdo noteri. A ka kjo efekt pozitiv apo negativ për sa i përket cilësisë?

Laçej: Ne duhet ta marim dhe të mendojmë se do të ketë një efekt pozitiv. Ne do punojmë bashkarisht që mos të ketë subjektivizma, por Ministria e Drejtësisë është organi mbikqyrës dhe qeveria ja ka lënë këtë detyrë ministrisë. Ministria e Drejtësisë dhe Dhoma e Noterëve ka pasur një bashkëpunim pozitiv duke na ftuar në takime pune. Mendoj që në kuadrin e ligjit të ri për noterinë, nuk kemi më atë centralizim pasi tani funksinojmë me bord.