Debati/ Dasho: Mosvaksinimi do të thotë të rrezikosh jetën. Meksi: Po nëse vdes nga vaksina?

Mjeku Erion Dasho dhe avokati Redon Meksi, në intervistë në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, me moderatoren Armela Ferko, folën për vaksinën, nëse është apo jo e detyruar.

Dasho thekson se mosvaksinimi do të thotë të rrezikosh jetën. Ndërsa, Meksi tha se vaksina s’mund të jetë me detyrim, sepse rrezikohet jeta.

Erion Dasho: Vaksina nuk ka asnjë lidhje me genet. Avokat të mos japim mesazhe të gabuara për qytetarët. Nëse flasim se ka rrezik gjenetik, janë gjëra që kanë efekt në mendjet e njerëzve. Mosvaksinim do të thotë të rrezikosh jetën. Këtë përgjegjësi nuk e marrim dot as unë, as ti, askush. Nuk ka efekte gjenetike vaksina. Vaksina ka efekte anësore, por krahasohen me efektet e vaksinës. Unë po flas aty ku jam ekspert, e nuk po flas për të drejtat e njeriut. Ata vende që aplikojnë pashaportën e gjelbër, janë më mirë. Të lutem avokat, mos disinformo.

Redon Meksi: Po nëse vdes nga vaksina? Ekspertët e huaj thanë se duhet një dozë njëherë, pastaj thanë dy herë. Në fillim folën ndryshe, tani flasin ndryshe.

Nuk mund të imponohet vaksinimi. Vetëm 40 përqind e amerikanëve e besojnë Faucin. Në lidhje me rastet e Covid pas vaksinimit, janë shtuar rastet.