", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/November/04/auto_FDDobjEXEAMt0xo1636040710.jfif", "width": 900, "height": 507 } }

Aguero u dërgon një mesazh tifozëve të Barçës: Faleminderit për mbështetjen e madhe

I kthyer pak kohë më parë, Sergio Aguero-s i duhet sërish të qëndrojë jashtë fushave të lojës.

I larguar nga fusha në fund të pjesës së parë në ndeshjes ndaj Alves, sulmuesi argjentinas vuan nga aritmia kardiake dhe për këtë arsye do të qëndrojë për të paktën tre muaj jashtë.

Pasi dha lajmin të hënën e kaluar , Aguero dërgoi sërish një mesazh falënderimi për mbështetësit: “ Hej les Cules! Ju dërgoj përqafime. Faleminderit për të gjitha mesazhet dhe mbështetjen! Tani është koha për t'u rikuperuar dhe për të pritur më shumë lajme. Ju përqafoj fort! "