Filmi për fëmijë i ‘Disney-t’ zhgënjen fansat, ka një skenë nudo brenda tij

Të gjithë fansat e “The Rescuers” kanë mbetur të tmerruar pasi kanë parë një foto të një gruaje topless, në sfondin e filmit.

Filmi i animuar i vitit 1977, një organizatë ndërkombëtare e minjve të cilët janë të përkushtuar ër të ndihmuar viktimat e rrëmbimit në mbarë botën.

Bernard dhe Mis Bianca u nisën për të shpëtuar një jetim të quajtur Penny i cili po mbahej i burgosur, duke nxitur një aventurë epike për të gjithë të përfshirët.

Megjithatë, një pjesë ë mirë të fansave kanë vënë re një skenë të një gruaje nudo e cila shihet në një dritare, tipar ky jo i lejuar të shihet në një film për fëmijë.

Gruaja është përballë kamerës, ndaj gjoksi i saj i ekspozuar shihet nga të gjithë, por si erdhi imazhi për të bërë editimin, mbetet mister.

 Megjithatë, në vitin 1999, Disney kujtoi versionin e videos në shtëpi sepse përmbante “imazhin e kundërshtueshëm të sfondit”.