", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/November/04/auto_QvUusiRv1636039445.jfif", "width": 900, "height": 600 } }

Hummels pas kartonit të kuq në Champions League: Nuk kam fjalë, na shpjegoni VAR-in

Tifozët e futbollit u tronditën pas kartonit të kuq që iu dha mbrojtësit të Borussia Dortmund, Mats Hummels në ndeshjen ndaj Ajax (1-3).

Në mesin e pjesës së parë, mbrojtësi gjermani ndërhyri pastër ndaj sulmuesit të Ajax , Anthony. Mirëpo, për gjyqtarin e ndeshjes nuk rezultoi diçka e tillë, pasi e ndëshkoi direkte me karton të kuq.

Qendërmbrojtësi i Dortmundit nuk e ka pritur mirë kartonin e kuq, teksa ka kritikuar ashpër vendimin e arbitrit për ta larguar para kohe nga fusha, duke e ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 29-të të takimit.

“Nuk e kuptoj si mund të japësh një karton të kuq në këtë rast. Po rrija në fushë, nuk mu besua kur më tregoi kartonin e kuq. Ishte një vendim i keq dhe absurd. Nuk duhet të injoronte hedhjen e kundërshtarit. Është sjellje antisportive.

Ai erdhi vetë (Antony) dhe më tha se nuk ishte karton i kuq. Kjo është një farsë, është qesharake. Ai është një super lojtar, por duhet të mësojë të sillet si sportist.

“Nuk ka më fjalë për kartonin e kuq… Na shpjegoni përdorimin e VAR!”, ka thënë Hummels në një intervistë për DAZN.