Nisin dyshimet mes banorëve për lojën e Sabianit dhe Einxhelit

Sabiani dhe Einxhel vendosën që të bëjnë një lojë me banorët e tjerë duke i fshehur sendet dhe duke i lëvizur nga vendet e tyre.

Ata e filluan lojën dhe veçse fshehën sendet, e hodhën arushin e Semit në Pishinë.

Por mes banorëve kanë nisur dyshimet e para. Teksa ishin duke biseduar në oborr, Monika ka shprehur dyshimet e saj te Sabiani, pasi ishte ai që së bashku me Einxhelin kanë qenë të Vëllai i Madh.

Por Sabiani e ka mohuar dhe ka thënë se te Vëllai i Mëdha ata kanë kërkuar një kuti shahu, megjithëse nuk ka mundur ta heqë buzëqeshjen nga fytyra.

Edhe dyshimet e Ilirit kanë qenë për Sabianin, por sipas tij ai ka vetëm një rol dytësor.

Pjesë nga biseda:

Iliri: Unë mendoj që Sabi në këtë mesele ka një rol dytësor, jo primar.

Sabiani: Nuk ka vend dyshimi përderisa po qeshni.

Iliri: Rolin kryesor këtu mund ta ketë Fifi dhe Enxhi.

Sarah: Unë nuk mendoj që Fifi nuk do e bënte prapë sepse do dallohej direkt. Te Klejdi dyshoj shumë, por që të jetë Fifi fajtorja e gjithë kësaj nuk e besoj se dije sapo doli, të bëjë edhe këtë sot…

Ndërkohë, Arjola ka vënë në dukje se jo të gjithë banorëve iu janë lëvizur shumë sendet apo i janë fshehur. Iliri nga ana tjetër ka thënë se sendet e tij nuk janë lëvizur shumë dhe kjo e shtyn të mendojë se e ka bërë Sabiani, pasi nga dashuria për të nuk ka lejuar që t’i lëvizin shumë sendet. Dyshimet e Ilirit u shtuan, pasi Sabiani nuk pranoi të betohej mbi miqësinë e tyre se nuk e kishte bërë ai lojën.