Thirrje deputetëve të PD: Mos u bëni legenë të pazareve Basha-Rama

Nga Ylli Manjani

Këmba e vetme me të cilën qëndron ende në lojë Lulzim Basha është grupi parlamentar. Është këmbë me kockë të krisur, por që ende e mban në lolë Lulin.

Kjo këmbë kockëkrisur që i jep valencë politike ende dështakut. Valencë e cila vlen vetëm për ndonjë pazar me Ramën. Asgjë më shumë!

Këmba tjetër me të cilën Luli rihyri në lojë ishte anëtarësia e PD. Por atë e humbi.

Deputetët kanë në dorë ta shpejtojnë heqjen e Lulit nga loja, nga pazari. Ata nuk e mbajnë dot në parti, por thjesht në pazar politik. Në këtë pazar, mund të ketë ndonjë deputet “hallexhi” që zgjidh hallin, por shumica janë thjesht në rolin e legenit. Legenit kur pazarxhinjtë lajnë këmbët…

Sa më shpejt të dalin nga ky rol, aq më mirë për mjedisin politik.

Deputetëve iu del më mirë të jenë përfaqësues të atyre që i votojnë sesa shërbëtorë të pazareve politikë. Se një ditë tek votuesit do shkojnë të gjithë…

Sa më shpejt të braktisin pazarin dhe të shkojnë tek votuesit e tyre aq më mirë për ta. Aq më mirë për të gjithë ne.

Unë kështu mendoj.