Pentagoni: Sulmi me dron amerikan në Afganistan nuk ka shkelur ligjin
Një sulm me dron i Shteteve të Bashkuara që vrau 10 civilë, përfshirë shtatë fëmijë, në kryeqytetin afgan Kabul në gusht nuk ka shkelur ligjet e luftës sipas Pentagonit.
Duke folur me gazetarët në Pentagon të mërkurën, gjeneral-lejtnant i Forcave Ajrore të SHBA, Sami Said tha se "gabimet e ekzekutimit", duke përfshirë "paragjykimin e konfirmimit" dhe "prishjet e komunikimit", kontribuan në sulmin vdekjeprurës.
Por Said, i cili vepron si inspektor i përgjithshëm i Forcave Ajrore të SHBA, tha se nuk ishte një shkelje e ligjit të luftës ose rezultat i neglizhencës.
"Ishte një gabim i sinqertë," tha Said duke shtuar: "Por kjo nuk është sjellje kriminale, sjellje e rastësishme, neglizhencë."
Ai tha se personeli amerikan që kreu sulmin me dron besonte vërtet se ata kishin në shënjestër “një kërcënim të menjëhershëm” nga grupi i Shtetit Islamik për forcat amerikane dhe stafin diplomatik në aeroportin e Kabulit
Sulmi me dron më 29 gusht erdhi në mes të tërheqjes kaotike ushtarake të SHBA- së nga Kabuli.