Vuçiç publikon foton nga darka me Ramën: Miqësi për të ardhmen e rajonit!

Kryeministri Edi Rama mbërriti sot në Beograd, ndërsa nesër do të mbahet takimi trepalësh për nismën "Ballkani i Hapur". 

Mbrëmjen e sotme Rama ka patur një darkë me presidentin serb, mikun e tij Aleksandar Vuçiç. 

Ky i fundit ka ndarë në rrjetet sociale një foto nga darka, ku shkruan se së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin malazez, Zdravko Krivkapiçi, ka vizituar Kullën e Beogradit. 

"Me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi Zdravko Krivokapić, sonte do të vizitoj Kullën e Beogradit. Në vijim vijon një darkë pune ku ndër të tjera do të diskutojmë edhe për projektet e infrastrukturës. Mirë se vini në Beograd, të dashur miq!”, shkruan ai teksa publikon edhe videon e momentit të mbërritjes së Edi Ramës dhe Krivokapiç.

Pas vizitës, liderët e rajonit kanë zhvilluar edhe një darkë punë.

“Një mbrëmje e mrekullueshme me miqtë. Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e gjithë rajonit”, ka shkruar Vuçiç në foton e publikuar nga darka.