Rama i bën fresk Vuçiçit, mediat glorifikojnë ‘bosin’ që grisi flamujt shqiptarë

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Beograd për t’i bërë fresk i vetëm presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Por teksa Edi Rama po përpiqet që të pastrojë figurën e Vuçiçit, mediat serbe kanë tjetër merak.

Ato po glorifikojnë figurën e një personi që grisi flamurin shqiptar në Beograd.

Personi në fjalë quhet Nikola Keljanoviç. Gazeta serioze Blic e ka ndër lajmet e para një profil për djalin ekstravagant, që tregon në mediat sociale jetën luksoze.

Personi që grisi flamujt shqiptarë ka përplasur makinën e tij të artë, një Porsche Panamera, por nuk dukej i shqetësuar pasi në garazhin e tij ka një flotë me mjete luksi.

Përveç kësaj ai është arrogant dhe ka postuar jo pak video duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Babai i tij ka në pronësi një kompani ndërtimi jashtë vendit.