'Open Balkan'/ Kryeministri Edi Rama mbërrin në Beograd

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në Beograd, në kuadër të iniciativës “Open Balkan”.

Rama nesër pritet të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov.

Takimit të tre liderëve në kuadër të iniciativës “Open Balkan” do t’i paraprijë një takim me përfaqësues të kompanive nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, si dhe me përfaqësues të Këshillit Atlantik.

Pas bisedimeve do të vijojë një konferencë e përbashkët për shtyp e Ramës, Vuçiçit dhe Dimitrovit.