VIDEO/ Shameti: Open Balkan, një fomë për të rrethuar Kosovën! Vetëm Shqipëria nuk po e kupton

I ftuar në 'Task Force' në SYRI TV me moderatoren Sonila Meço, analisti Sokol Shahmeti ka theksuar se Serbia po punon në tre fronte për të sulmuar Kosovën, ku një prej tyre është edhe 'Open Balkan'.

Sipas Shametit, 'Open Balkan' është një formë për të rrethuar Kosovën, por vetëm Shqipëria nuk po e kupton.  

Shameti: 'Open Balkan' është një nga tre frontet ku Serbia po mundohet të përparojë në drejtim të Kosovës.

Janë tre mënyra se si Serbia po mundohet ti qaset Kosovës. Një nga mënyrat është ‘bota serbe’, e cila është një projekt i Serbisë të cilën e ka marrë në dorë Ministria e Mbrojtjes dhe e Brendshme, me një program armatimi, ku jo më larg se dje ministri i Brendshëm Vulin ka fyer shqiptarët në ditën kur po zhvillohet takimi i ‘Open Balkan’ dhe ka folur se si Serbia mund të rikthehet ushtarakisht në Kosovë edhe pa ndihmën e Rusisë.

Mënyra tjetër është dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nën lehtësimin e BE. Në këtë front Serbia ka përfituar gjatë kësaj periudhe deri në momentin kur Kurti e ktheu dialogun drejt Kosovës. Serbia ka filluar të humbasë terren, duke shpjeguar acarimin e saj me Bosnjen.

Platforma e tretë është projekti i nisur si 'Mini Shengen', duke hyrë në vitin e pestë dhe duke u ndryshuar në 'Open Balkan', ku i ka ngelur sharra në gozhdë dhe të vetmit që spo e kuptojnë është Shqipëria. Serbia po arrin ta rrethojë Kosovës o nëpërmjet presionit, o duke e rrethuar me vendet e 'Open Balkan'.