VIDEO SPEKTAKOLARE/ Po e ndiqte policia, burri hidhet nga ura

Një person që përpiqej të largohej nga autoritetet përfundoi duke u përplasur në urën Edison dhe më pas u hodh në lumin Caloosahatchee në Amerikë.

Por, se nuk ka vonuar shumë, ai është kapur dhe është dërguar në burg.

Agjencia thotë se policia të shtunën vonë u përpoqën të ndalonin një furgon të vjedhur në rrugën Bayshore.

Shoferi, i cili është identifikuar si 34-vjeçari Bryan Grey, u nis me shpejtësi në drejtim të perëndimit drejt autostradës U.S. 41.

Në krye të urës Edison, furgoni u përmbys dhe u përplas me një pengesë. Një kamerë me helikopter e kapi shoferin duke dalë, duke u ngjitur mbi pengesën e sigurisë dhe duke u hedhur në ujë.

Pasi u shpëtua, sepse rrezoi mbytjen, i riu me ngjyrë u dërgua në spital.