Edita Tahiri: Djali i George Soros të shpallet non grata! Ndalni edhe Edi Ramën

Ish-kryenegociatorja e bisedimeve Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka bërë një deklaratë të fortë. 

Ajo kërkon që Kosova të shpallë non grata djalin e manjatit amerikan, George Soros. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tahiri shkruan se Alex Soros ka qenë dy ditë më parë në Prishtinë, ndërsa sot Edi Rama ndodhet në Beograd, duke theksuar se "po ndodhin lojëra të rrezikshme në rajonin e Ballkanit". 

Sipas saj, Alex Soros, sikurse edhe George Soros, punuan hapur për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Postimi
Edi Rama ne Beograd, djali i Sorosit pardje ne Prishtine....Lojera te rrezikshme. A ka kush ta ndal Ramen dhe a ka kush ta shpall 'persona non grata' djalin e Sorosit qe hapur punoi per 'shkembimin e territoreve'