VIDEO/ Rihapja e çështjes për Fatmir Mediun, ish-ministri: Kërkesa për rigjykim absurde

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, në një prononcim për mediat, ka folur për faktin se SPAK ka rihapur dosjen e Gërdecit.

Mediu thekson se kërkesa për rigjykim nga SPAK është absurd, duke shtuar se nuk ka asnjë lidhje me demontimin.

'Kërkesa për rigjykim është absurd. Nuk kam dashur të reagoj, për shkak se nuk kam dashur që të prek ndjenjat e familjarëve. Nuk kam pasur asnjë lidhje direkt ose indirekt me ata që kanë zhvilluar biznesin në Gërdec. S’kam pasur lidhje me demontimin.  

Edhe pse gjithçka ka qenë e saktë në raport me ligjet, kam dhënë dorëheqjen, jo se ndjeja përgjegjësi ligjore për atë ngjarje të rëndë, por në solidaritet me jetët e humbura.

Kam qenë përherë i hapur për drejtësinë. Për këtë çështje ka pasur hetim, e disa persona janë shpallur fajtorë e disa kanë fituar pafajësi. Kërkesa për vazhdim hetimi nuk mund të konsiderohet. Ajo që kërkon sot SPAK, është gjykuar nga Prokuroritë më herët', u shpreh Famir Mediu.