‘Ju dha leje Rama’/ Andi Bushati ironizon Ballën dhe Rushaj

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me krerët e grupeve parlamentare të PS-së dhe PD-së.

Lajmin e bëri ajo vetë me anë të një postimi në Twitter:

'Faleminderit kryetarëve të grupeve parlamentare Taulant Balla dhe Alfred Rushaj për takimin e sotëm   për takimin e sotëm për të ndarë pikëpamjet mbi prioritetet e tyre përkatëse legjislative. Është e rëndësishme që palët të trajtojnë njëra-tjetrën me respekt të ndërsjellë, të diskutojnë dallimet me ndershmëri, të ngrihen mbi partishmërinë kur është e mundur.'- shkruan Kim.

Pas këtij postimi ka reaguar analisti Andi Bushati.

Sipas tij, Balla dhe Rushaj kanë marrë leje nga ambasadorja amerikane për të negociuar, ndërsa ironizon edhe Edi Ramën i cili është shprehur më herët se nuk do të negociojë më me të hyaj.

‘Rama sikur ua kishte ndaluar te negocionin ne gjuhe te huaj, sidomos për KUSHTETUTEN’, shkruan Bushati në Facebook duke ironizuar takimin e sotëm.