Teatri ‘Skampa’ i Elbasanit udhëton drejt Tiranës
Teatri ‘Skampa’ i Elbasanit udhëton drejt Tiranës, në Teatrin Kombëtar, ArTurbina – Salla e Madhe.
Komedia paraqet "Madam Argjentina", me regji të Adonis Filipi dhe do të shfaqjet në sallën e Teatrit Kombëtar.
“Madam Argjentina” do të zhvillohet në datat 10 dhe 11 nëntor, në orën 19:00.
Kjo komedi përmban humor, dialog të ëmbël, mesazhe të qarta, të qeshura pafund dhe mbi të gjitha një kast aktorësh shumë të talentuar.
Në skenë do të ngjitet edhe aktorja e njohur Egla Ceno.
Biletat mund të rezervohen në 0682000650 ose 04 222 30 22.