Shqiptari kishte dalë për të blerë birra, mirëpo ... ishte në arrest shtëpie

Ravenna - Karabinierët e Cervia-Milano Marittima kanë kontrolluar mbrëmë një shtetas shqiptar, të dënuar me arrest shtëpie për krime të lidhura me drogën.

Në shtëpi karabinierët që hynë gjetën vetëm të dashurën e tij. Kurse i arrestuari mbërriti pak më vonë, se kishte dalë për të blerë birra.

Kjo rrethanë I ka shtyrë karabinierët të vlerësojnë ekzistencën e krimit tjetër, të arratisjes, ndaj ai i huaji është arrestuar dhe mbajtur në dhomat e sigurisë së komandës.

Dje, gjyqtari nga Ravenna, para të cilit ai doli, e rishikoi masën e sigurisë dhe e vendosi sërish me masën e sigurisë arrest shtëpie.