Australi: Publikohet momenti kur 4-vjeçarja gjendet e gjallë pas 18 ditësh, dhunohet rrëmbyesi

Cleo Smith e zhdukur më 16 tetor nga kampingu i Blowholes në Australinë Perëndimore rurale është gjendur e gjallë pas 18 ditës.

Vogëlushja katër vjeçare është gjetur në një shtëpi në Carnarvon mëngjesin e sotëm.

Veterani i Skuadrës së Vrasjeve, Rreshter Blaine i cili ka punuar pa u lodhur me rastin në çdo hap të rrugës, përshkroi me emocion se si Cleo u zbulua në një bastisje në mesnatë pas një 'bisedimi'.

''Ishte tronditje në fillim. Ne kishim shpresuar gjithmonë për këtë rezultat, por nuk ishim të përgatitur për të, por ishte absolutisht fantastike ta shihje atë të ulur atje në mënyrën si ishte. Ishte e pabesueshme. Doja të isha i sigurt se ishte ajo. I thashë: "Si e ke emrin?" Ajo nuk u përgjigj, e pyeta tre herë, dhe më pas ajo më shikoi dhe më tha: "Unë quhem Cleo". Pastaj ne u kthyem dhe dolëm nga shtëpia. Jo shumë kohë më pas hypëm në makinë dhe oficeri thirri prindërit e Kleos. Ishte një ndjenjë e mrekullueshme' është shprehur Blaine.  

Më pas vogëlushja është dërguar menjëherë në spital për një kontroll të përgjithshëm. 

Si i dyshuar për ngjarjen është një  36-vjeçar që nuk ka asnjë lidhje me familjen. 

Fqinjët dyshuan për 36 vjeçarin pasi e kishin parë njeriun e arrestuar duke u sjellë në mënyrë të pazakontë ditët e fundit, duke lëvizur nëpër rrugë me makinë me qentë e tij në sediljen e përparme dhe duke blerë pelena.

Ata gjithashtu e përshkruajtën të dyshuarin si një njeri të qetë dhe që nuk kishte precendete të mëparshme penale.

Thuhet se 36 vjeçari është rrahur nga një i burgosur tjetër kur mbërriti në qelitë e mbajtjes së Carnarvon në mes të natës pasi i burgosuri tjetër mësoi se për çfarë ishte arrestuar.

E ëma e katërvjecares shkroi në Instagram disa orë më vonë: 'Familja jonë është përsëri e plotë'.

Një mik i ngushtë i familjes zbuloi gjithashtu mesazhin emocional që zonja Smith u shkroi më parë të dashurve të saj për t'i bërë të ditur se 'vajza e saj e bukur është në shtëpi'.