Arrestohet shoferi i dehur në Tepelenë

Një 39-vjeçar nga Tepelena është arrestuar, pas përfshirjes në aksident. Uniformat blu bëjnë me dije se është prangosur A. K., 39 vjeç, banues Tepelenë.

Në hyrje të qytetit të Tepelenës, ky i fundit duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të saj.

“Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 39 vjeç, banues Tepelenë, pasi  në hyrje të qytetit të Tepelenës, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të saj,” njofton policia.