SHBA/ Boston bën histori, zgjedh kryetaren e parë femër

Michelle Wu do të jetë kryetarja e re e bashkisë së Bostonit: ajo është gruaja e parë në histori që merr këtë rol, si dhe e para aziatike-amerikane. 

36-vjeçarja merr detyrën nga Marthy Walsh, e cili është emëruar Sekretare e Punës nga administrata Biden.

Wu, vajza e emigrantëve tajvanezë, mundi kolegen demokrate Annissa Essaibi-George, duke i dhënë fund historisë 200-vjeçare të qytetit të zgjedhjes së burrave të bardhë. 

“Ne jemi gati të bëhemi një Boston që nuk i shtyn njerëzit jashtë, por mirëpret të gjithë ata që e quajnë qytetin tonë shtëpi. Ne jemi gati të jemi një Boston ku të gjithë mund të përballojnë të qëndrojnë dhe të lulëzojnë. Dhe, po, Bostoni është gati të bëhet një qytet i Marrëveshjes së Re të Gjelbër.” është shprehur Wu.