‘Të kam në shpirt e në zemër’, demokratja befason Berishën: Je në ëndrrat e mia prej dy vitesh

Ish-kryeministri Sali Berisha, po mban foltoren e radhës në Kamëz pasditen e sotme, ku demokratët i kanë rezervuar një pritje madhështore.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Berisha është befasuar dhe nga një zonjë, demokrate e flaktë e cila u shpreh e gatshme të nisin protestat, madje dhe të fle në rrugë deri në rrëzimin e Ramës.

‘Ju ka mshpirt, ju kam zemër, ju kam në mendje, siç ju ka gjithë populli këtu.

Unë kam ardhur në mbështetjen tuaj këtu sot. Prej dy vitesh je në ëndrrat e mia.

Që të shkojë në fitore të Partisë Demokratike, ti do kesh vajza, gra nëna që me fëmijët e burrat e tyre do mbështetin deri në fitore.

Unë jam e gatshme, që të protestoj, duke fjetur në asfalt derisa ne të rrëzojmë regjimin e Edi Ramës.

Më mirë flej 100 ditë në asflat se shlyej borxhet e Edi Ramës”, iu drejtua ajo ish-kryeministrit Berisha.