'Demokraci direkte'/ Berisha nga Kamza: Deputetin do e zgjidhni ju! Do vendosim primaret

Në ‘foltoren’ me demokratët e Kamzës, ish-kryeministri Sali Berisha foli për propozoi masa konkrete për kalimin në demokraci direkte brenda PD, duke u shprehur se renditjen e deputetëve do ta vendosin qytetaret.

‘Me ringritjen e Partisë Demorkatike, do të vendosën primaren’, tha Berisha, pasi sipas tij vetëm në këtë mënyrë deputeti mund të jetë i qytetarëve dhe jo i kryetarit.

Berisha: Çdo demokrat dhe demokrate duhet të bashkohet në përpjekjen tonë për të mbajtur kuvendin dhe për të vendosur rregulla që respektojnë dinjitetin dhe votën tuaj. Duhet ju të zgjidhni deputetët tuaj, duhet të zgjidhni atë që vlerësoni më shumë. Vetëm në këtë mënyrë ai do të jetë deputeti juaj dhe jo i kryetarit. Do angazhohet dhe do vendosë me ju një raport të drejtë. Ndaj dhe ne do vendosim primaren, do jeni ju që do përcaktoni renditjen e deputetit dhe të këshilltarëve. DO jeni ju që të zgjidhni kryetarin. Pra ne do kalojmë tek demokracia direkte, e juaja dhe forumet që do zgjidhni do vendosin në emrin tuaj.