Tjetër futbollist pëson arrest kardiak, këtë herë në Norvegji

Në një ndeshje futbolli në kategorinë e dytë të norvegjeze u ndërpre pasi mesfushori islandez Emil Palsson pësoi një arrest kardiak.  

Pas Eriksen dhe Sergio Agueros, ky është rasti i tretë brenda pak muajsh ku një futbollist shfaq probleme me zemrën

28-vjeçari u bë keq në minutën e 12-të të ndeshjes dhe u desh të dërgohej me njëherë në spital, ndërsa klubi i tij raporton se aktualisht gjendja shëndetësore është e stabilizuar.

Palsson kishte pasur një arrest kardiak gjatë ndeshjes dhe tani do t’u nënshtrohet disa ekzaminimeve ekstra, për të parë nëse do të mund të rikthehet sërish në fushat e lojës.

Një rast identik me atë të islandezit ishte edhe ai i Agueros, që u bë keq të shtunën në mbrëmje ndaj Alavesit dhe kërkoi zëvendësim, ndërsa më pas u dërgua menjëherë në spital, ku edhe u konstatua se kishte pasur një sulm kardiak.