Cristiano Ronaldo e ka ende në zemër Italinë

Pas largimit nga Juventus Torino këtë verë për tek Manchester United, sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo kthehet sërish në Itali për t'u përballur me Atalanta në Bergamo, në ndeshjen e raundit të katërt të Grupit F në Champions League .

 Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka publikuar edhe një mesazh në rrjetet sociale, duke falënderuar vendin ku qëndroi tre sezone midis 2018 dhe 2021.

“Kthimi në Itali, një vend që më priti aq mirë mua dhe familjen time, një vend i jashtëzakonshëm që do të mbetet përgjithmonë në zemrën time. E di nga përvoja se nuk është kurrë e lehtë të luash në Bergamo kundër një ekipi si Atalanta, por do të bëjmë çmos për të mbajtur vendin e parë në grup. Është Champions League dhe ne  jemi Manchester United!” , ka shkruar CR7 në llogarinë e tij në Instagram.