E rëndë në Lushnje/ Prangoset i riu, bëri s*ks me një vajzë 11 vjeçe
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje.
Një 19-vjeçar nga Cërriku është arrestuar pasi akuzohet se ka kryet seks me një vajzë vetëm 11 vjeçe.
Kanë qenë prindërit e të miturës që kanë denoncuar rastin në polici, teksa 11-vjeçarja pritet të merret në pyetje në praninë e një psikologu dhe t’i nënshtrohet më tej ekspertizës për të vërtetuar akuzat.
Njoftim i Policisë së Lushnjes:
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. H., 19 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 11 vjeçe, banuese në Lushnjë.