Pogba zgjedh PSG-në para Realit
Ylli francez i Manchester Unitedit, Paul Pogba, mund të përfundojë në Paris verën e ardhshme si lojtar i lirë
Për këtë siguron media “Fichajes”.
Francezi do të jetë lojtar i lirë në fund të këtij sezoni pasi do t’i mbarojë kontrata me Manchester United.
Dhe, kjo media raporton se kampioni i botës me Francën e preferon më shumë “Parkun e Princave” sesa transferimin te Real Madridi.
Parisienët janë të gatshëm t’i ofrojnë atij një rrogë të majme dhe Pogba pritet ta udhëheqë lojën e këtij ekipi nga sezoni tjetër.
Ndër të tjera, interesim për mesfushorin kualitativ ka shfaqur edhe ish-klubi i tij, Juventus.
Pogba nuk ka qenë në nivelet e pritura dhe të dëshiruara që prej rikthimit në “Old Trafford” nga Juve vite më parë.