Kosova nis procesin e digjitalizimit të klubeve, futbollistëve u vendosen ‘GPS’

Federata e Futbollit e Kosovës tash e një kohë e ka filluar procesin e digjitalizimit, derisa nga sot ka nisur edhe projekti për digjitalizimin e klubeve.

Presidenti, Agim Ademi, ka vizituar KF “Drita” në seancën stërvitore, me ç’rast është bërë edhe dorëzimi i pakos së katapultave nga kompania e njohur “Fitogether”, që është e licencuar nga FIFA, projekt ky mjaft i kushtueshëm por të cilin FFK ka nisur ta implementojë me qëllim të përkrahjes së klubeve dhe përfshirjes së tyre në procesin e digjitalizimit.

Ky projekt do t’i ndihmojë trajnerët e klubeve në punën e tyre të përditshme dhe në rritjen e punës profesionale të ekipeve, ngase kjo pajisje GPS i vendoset futbollistit nën fanellë dhe më pas nëpërmjet souftuerit përcjellet çdo lëvizje e tij dhe puna që ai bën gjatë stërvitjes apo ndeshjes.